Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tre organizatat më të mëdha sindikale në Suedi LO, TCO dhe Saco kanë reaguar ashpër ndaj Zyrës së Kryeministrit, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm dhe sistematik të fjalës së punëtorëve në proceset qeveritare. Lajmi raportohet nga portali Arbetsvärlden.
Sipas Karla Wixe, që është studiuese në LO, qeveria nuk kupton rëndësinë që kanë sindikatat në përgatitjen e vendimeve të ndryshme.
“Zyra e Kryeministrit ka një mungesë kuptimi për faktin se organizatat sindikale duhet të jenë pjesë e punës përgatitore në çështje të ndryshme,” tha ajo.
Në verën e këtij viti, tre organizatat LO, TCO dhe Saco i dërguan një letër të përbashkët sekretarit të shtetit të kryeministrit Ulf Kristersson (M), Johan Stuart. Në letër ato shprehin shqetësimin se Suedia nuk po e përmbush plotësisht premtimin për të ruajtur bashkëpunimin e mirë trepalësh mes qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave.
Në dokumentin e tyre, sindikatat theksojnë se bashkëpunimi i drejtë duhet të jetë parim themelor për qeverinë.
“Rregulli i përgjithshëm duhet të jetë që, nëse ftohen organizatat e punëdhënësve për të marrë pjesë, duhet të ftohen edhe organizatat sindikale në të njëjtën fushë dhe nivel,” thuhet në letrën e tyre.
Sindikatat kërkojnë që qeveria të përfshijë përfaqësuesit e punëtorëve në të gjitha proceset e rëndësishme, për të siguruar vendimmarrje të drejtë dhe transparente.
Written by: admin