Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një numër më i madh emigrantësh pritet të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre pasi të kenë marrë vendim për dëbim, sipas një raporti të ri nga Agjencia Suedeze e Migracionit (Migrationsverket).
Në të njëjtën kohë, numri i azilkërkuesve që vijnë në Suedi mbetet i pandryshuar.
Sipas parashikimit të përditësuar, 9 500 persona pritet të kthehen vetë në atdhe gjatë këtij viti, krahasuar me 8 800 persona që ishin parashikuar në raportin e korrikut.
Ky numër përfshin si azilkërkuesit, ashtu edhe personat që kanë kërkuar leje qëndrimi për arsye të tjera, si për punë apo motive të tjera personale.
Maria Mindhammar, drejtoresha e përgjithshme e Migrationsverket, tha se rritja e numrit të atyre që kthehen vetë është e rëndësishme për sistemin e emigracionit:
“Është pjesë e detyrës sonë që më shumë persona që kanë marrë vendim për dëbim të kthehen në vendin e tyre. Që njerëzit t’i binden vendimeve dhe të kthehen është e rëndësishme për legjitimitetin e sistemit të emigracion,” tha ajo në një deklaratë për shtyp.
Sipas të njëjtit raport, numri i azilkërkuesve që pritet të vijnë në Suedi këtë vit mbetet rreth 6 500 persona, një shifër që nuk ka ndryshuar nga parashikimi i mëparshëm.
Burimi: Aftonbladet
link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/rPkwy3/hassan-omar-24-utvisas-efter-hemliga-uppgorelsen-med-somalia
Written by: admin