Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mbi një milion persona në Suedi mund të jenë të prekur nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të ri nga studiuesit e Institutit Karolinska, raporton gazeta Dagens Nyheter (DN).
Sipas të dhënave, rreth 7.5% e popullsisë suedeze është aktualisht e diagnostikuar me këtë sëmundje. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se numri i vërtetë është shumë më i madh, pasi shumë njerëz mund të jenë të sëmurë pa e ditur. Ata vlerësojnë se afërsisht 12% e popullsisë mund të jetë e prekur nga diabeti i tipit 2.
“Për mua kjo fatkeqësisht nuk duket e paarsyeshme,” ka thënë Marju Orho-Melander, profesoreshë e epidemiologjisë gjenetike në Universitetin e Lundit, për gazetën DN.
Në të njëjtën kohë, është vërejtur një rritje e madhe e rasteve të diabetit të tipit 2 tek të rinjtë në Suedi. Kjo rritje është parë në të gjitha shtresat e shoqërisë, por ka prekur më shumë personat me arsim të ulët dhe ata me origjinë jashtë Evropës.
Sipas ekspertëve, këto të dhëna janë shqetësuese dhe tregojnë nevojën për masa më të forta parandaluese, përfshirë ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe kontrollet mjekësore të rregullta.
Written by: admin