Lajme

Politikanë suedezë tregojnë për kërcënimet: “Më thanë se do të më vrasin”

todayOctober 21, 2025 32

Background
share close

Disa politikanë të parlamentit suedez kanë folur për gazetën Svenska Dagbladet (SvD) mbi urrejtjen dhe kërcënimet serioze që marrin për shkak të punës së tyre.

Deputeti i Demokratëve të Suedisë (Sverigedemokraterna), Tobias Andersson, tregoi se një herë u detyrua të largohej me nxitim dhe të fshihej në një taksi, pasi rreth 20 persona u mblodhën jashtë lokalit ku ai ndodhej. Sipas tij, grupi kishte planifikuar ta rrihte për shkak të mendimeve të tij politike.

Edhe deputetja e Partisë së Gjelbër (Miljöpartiet), Annika Hirvonen, ka përjetuar kërcënime. Ajo tregon se gjatë krizës së refugjatëve, media të ekstremit të djathtë vendosën njerëz për ta vëzhguar nga afër në shtëpinë e saj, për të provuar se ajo kishte një marrëdhënie me një refugjat afgan diçka që nuk ishte e vërtetë.

Nga ana tjetër, Alireza Akhondi, deputet i Partisë Qendrore (Centerpartiet), tregon se merr vazhdimisht kërcënime me vdekje. Ai beson se këto kërcënime vijnë nga Irani, vendi i tij i origjinës.

“Më thanë se do të më vrasin. Unë u thashë: bëni radhë,” rrëfen ai me ironi.

Këto dëshmi tregojnë se shumë politikanë suedezë jetojnë nën presion dhe frikë, për shkak të urrejtjes, kërcënimeve dhe sulmeve që marrin nga grupe të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%