Lajme

Parlamenti suedez voton kundër kërkesës së SD-së për referendum

todayOctober 21, 2025 67

Background
share close

Parlamenti i Suedisë ka votuar kundër kërkesës së partisë Demokratët Suedezë (SD) për të mbajtur një referendum lidhur me një ndryshim në kushtetutë. Ndryshimi synon ta bëjë më të vështirë procesin për të ndryshuar ligjin themelor të vendit.

Partia SD ka qenë kritik ndaj këtij ndryshimi dhe ka deklaruar se me këtë veprim “i bëhet një dëm demokracisë”.

Sipas rregullave, për të miratuar një referendum duhej të paktën një e treta e votave në parlament, por SD nuk arriti të marrë mbështetjen e asnjë partie tjetër.

Pas votimit, Lena Hallengren, kryetare e grupit parlamentar të Socialdemokratëve (S), falënderoi partitë Moderatët (M), Liberalët (L) dhe Kristdemokratët (KD) që, sipas saj, “zgjodhën të ruajnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin politik”.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%