Lajme

Nata e Dhunës së Nazistëve në Stokholm: Sulmojnë Persona me Prejardhje të Huaj

todayOctober 21, 2025 99

Background
share close

Një natë e frikshme dhune ka tronditur Stokholmin. Katër burra të lidhur me ekstremizmin e djathtë, të identifikuar me inicialet C.E (22), O.S Petrell (23), O.P (20) dhe J. G. (21), sulmuan disa persona me prejardhje të huaj nëpër qytet. Sipas prokurorisë, motivi ishte urrejtja racore. Të katër janë tani të akuzuar për rrahje, dhunë, kërcënim të paligjshëm dhe grabitje.

“Thjesht vrapova, më kapi paniku,” rrëfen një prej viktimave për ngjarjet e natës. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se katër burra lëviznin nëpër Stokholm dhe sulmonin të pafajshmit.

Në Solna, ata sulmuan një burrë në trenin e metrosë dhe u përpoqën ta tërhiqnin prej trenit për të vazhduar sulmin. Në qendër të qytetit, ata rrahën një burrë në Birger Jarlsgatan, grabitën një tjetër në Kungsgatan dhe kërcënuan një të tretë. Pamjet tregojnë disa prej burrave duke rrethuar një burrë të vetëm në tren, dhe njëri duket se përgatitet për ta goditur.

“Totalisht papritur mora grushta, nuk isha aspak i përgatitur,” tha një viktimë në dëshmi. Një tjetër shtoi: “Nuk e prisnim, do të shkonim në stacionin e trenit. Kur na sulmuan, vetëm vrapuam për të shpëtuar. Më kapoi paniku, nuk dija çfarë të bëja.”

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate më 27 gusht. Të katër burrat janë akuzuar për dhunë, kërcënim dhe grabitje, ndërsa disa prej tyre për akte të tjera të dhunshme ose dëmtim prone. Të gjithë mohojnë akuzat.

Të katër janë aktivë në qarqe të ekstremit të djathtë dhe lidhen me organizatën Aktivklubb Sverige. Viktimat kanë prejardhje të huaj, dhe motivi i krimeve ka qenë të poshtërojnë ata “për shkak të racës, ngjyrës së lëkurës ose prejardhjes kombëtare ose etnike,” sipas prokurorit Gustav Andersson. Pamjet tregojnë se disa prej burrave bëjnë përshëndetje naziste gjatë ngjarjeve.

Gjatë qëndrimit në paraburgim, C. E ka shkruar slogane naziste në qeli, ndërsa O. P. ka vizatuar simbole të ekstremit të djathtë në letër. Policia gjeti gjithashtu simbole naziste dhe materiale ekstremiste në shtëpitë e tyre.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë refuzuar të komentojnë, përveç se C. E mohon të gjitha akuzat.

Kjo natë e dhunës është një shembull i qartë i urrejtjes racore dhe aktivitetit ekstremist që ende kërcënon qytetet tona.

Burimi: Expressen

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%