Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth gjysma e të rinjve në Suedi besojnë se alkooli është më i rrezikshëm se kanabisi. Sipas një sondazhi të bërë nga SVT/Verian, 51% e personave të moshës 18 deri në 29 vjeç thonë se alkooli është më i dëmshëm për shëndetin, ndërsa 37% mendojnë se kanabisi është më i rrezikshëm.
Televizioni suedez SVT ka biseduar me disa studiues që pajtohen me shumicën e të rinjve. Ata shpjegojnë se kërkimet shkencore tregojnë qartë se alkooli është më i dëmshëm për shëndetin sesa kanabisi.
“Sipas kërkimeve që kemi, alkooli është pa dyshim më i dëmshëm për shëndetin,” thotë Mats Ramstedt, përgjegjës për kërkime në Federatën Qendrore për Informimin mbi Alkoolin dhe Narkotikët (CAN).
Megjithatë, shkencëtarët nuk mendojnë se kanabisi duhet të legalizohet. Sipas Markus Heilig, ekspert për varësitë, legalizimi i kanabisit do të ishte “një gabim i rëndë”. Ai shpjegon se përdorimi i alkoolit tashmë shkakton shumë dëme për shoqërinë, dhe se shtimi i dëmeve nga kanabisi do ta përkeqësonte situatën.
“A duhet tani që, përveç dëmeve të mëdha nga alkooli, të shtojmë edhe dëmet që mund të vijnë nga përdorimi i gjerë i kanabisit?”, pyet Heilig.
Written by: admin