Lajme

S dhe M përgatiten ta bëjnë integrimin emigrantëve temë kryesore në zgjedhje

todayOctober 22, 2025 261

Background
share close

Integrimi pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta në fushatën zgjedhore që po afron. Sipas gazetës Dagens Nyheter (DN), si Socialdemokratët (S) ashtu edhe Moderaterna (M) po përgatiten për një përballje të fortë dhe po e përdorin temën e integrimit për emigrantët për të fituar mbështetje nga votuesit.

Të dyja partitë kanë filluar të sulmojnë njëra-tjetrën. M akuzon S se dëshiron të “përziejë me detyrim” njerëzit, ndërsa S përgjigjet se M po përdor “ide të vjetra” që janë dëgjuar prej 30 vitesh.

Megjithatë, pas këtij debati me tone të larta, gazetës DN i rezulton se partitë kanë shumë qëndrime të ngjashme për çështjet e integrimit për sa i përket emigrantët. Të dyja mbështesin kërkesa më të rrepta për njohjen e gjuhës suedeze dhe rregulla më të qarta për përcaktimin e vendbanimit të të sapoardhurve.

Kështu, ndonëse M dhe S përpiqen të dallohen në debat, duket se në shumë pika kryesore për integrimin, qëndrimet e tyre janë më afër se sa duken.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%