Lajme

Forssell kërkon politika edhe më të ashpra për emigracionin “nuk kemi përfunduar ende me ashpërsimin e politikës së emigracionit”

todayOctober 22, 2025 335

Background
share close

Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, ka deklaruar se nuk është ndalur ende në përpjekjet për të ashpërsuar politikën e emigracionit në Suedi. Në një intervistë për gazetën Svenska Dagbladet, ai tha se dëshiron që Suedia të kalojë nga një politikë “të rreptë” drejt një politike “minimale” të azilit.

Forssell nuk ka sqaruar saktësisht se çfarë nënkupton me “emigracion minimal”, por theksoi se qëllimi është që politika të bëhet edhe më e ashpër se tani. Ai tha se problemet me integrimin janë arsyeja kryesore për këtë linjë të re më të fortë. Kjo çështje pritet të diskutohet gjatë kongresit të partisë së Moderatëve, që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Gjatë qeverisjes së koalicionit të Tidö-s, numri i kërkesave për azil në Suedi ka rënë ndjeshëm dhe ka arritur në nivelin më të ulët që nga viti 1996. Sipas parashikimeve për këtë vit, vetëm 6 500 persona do të kërkojnë azil në Suedi.

Forssell ka thënë se dëshira e tij është që ky numër të ulet edhe më shumë, madje deri në zero, por ka pranuar se Suedia nuk mund ta kontrollojë plotësisht këtë çështje, pasi është e lidhur me marrëveshje dhe rregulla ndërkombëtare.

“Problemi tani është se nuk kanë mbetur shumë rrugë brenda kuadrit të konventave dhe ligjeve që ekzistojnë,” tha ai.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%