Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Moderaterna ka nisur sot kongresin e saj në qytetin Västerås, ku një nga temat kryesore do të jetë politika ekonomike e Suedisë. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, është shprehur optimiste përpara nisjes së takimeve, shkruan gazeta Dagens Industri.
Sipas saj, qëllimi është të përditësohet politika ekonomike e partisë, me fokus në uljen e disa taksave të rëndësishme. Ajo dëshiron të ulë taksat kufitare (margjinale), taksën mbi punën, dhe gjithashtu të shqyrtojë një ulje të taksës për kompanitë (tatimin mbi fitimin e bizneseve).
“Nëse Moderaterna do të kishte 51% të qeverisë, ne tashmë do ta kishim ulur taksën për kompanitë,” tha Svantesson për Dagens Industri.
Gjatë kongresit do të diskutohen edhe tema të tjera me rëndësi për vendin, .
Kongresi pritet të zgjasë disa ditë dhe të përcaktojë drejtimin e ri të politikave ekonomike të partisë Moderaterna.
Written by: admin