Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vjeshta e bukur që ka sjellë ditë me diell duket se po i afrohet fundit, të paktën përkohësisht. Sipas meteorologut Per Holmberg nga Stormgeo, i cili ka folur për Expressen, fundjava do të jetë me motë tipik vjeshte: shi, erë dhe borë në disa zona të vendit.
Në jugun dhe qendrën e Suedisë priten reshje shiu, ndërsa më në veri do të bjerë borë. Sipas Holmbergut, mundësitë për diell janë shumë të vogla, pasi retë do të mbulojnë pothuajse gjithë vendin.
Meteorologu paralajmëron gjithashtu se në pjesën jugore do të fryjnë erëra të forta, që mund të bëjnë që gjethet e vjeshtës të fluturojnë nëpër ajër.
“Do të fluturojnë plot gjethe. Do të jetë me shi dhe erë, një mot vërtet klasik vjeshte,” thotë Holmberg.
Pra, këtë fundjavë pritet një fundjavë e lagësht dhe me erë, tipike për stinën e vjeshtës që tashmë po hyn në fazën e saj më të ftohtë.
Written by: admin