Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Komuna e Jokkmokk ka vendosur të refuzojë ndihmën që ofron koordinatori kombëtar i qeverisë suedeze për komunat që punojnë me rikthimin e emigrantëve, raporton gazeta Dagens ETC.
Vendimi ka shkaktuar debat politik, pasi kryetari i komunës, Roland Boman, nga partia lokale Framtid i Jokkmokk (E ardhmja në Jokkmokk), ka dërguar një letër zyrtare në zyrën e qeverisë, ku ka kritikuar ashpër politikat e rikthimit.
“Të përpiqesh t’i bindësh njerëzit që jetojnë këtu, punojnë dhe kontribuojnë në jetën shoqërore të largohen nga Suedia, është gjëja më josuedeze që mund të bëhet,” ka deklaruar Boman.
Në të njëjtin qëndrim është edhe drejtori komunal, Lars Eriksson, i cili ka thënë se është një “gabim i rëndë profesional” që qeveria të përpiqet të nxisë largimin e njerëzve në një moment kur veriu i Suedisë përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe sfida për sigurimin e specialistëve.
Me këtë qëndrim, Jokkmokk bëhet një nga komunat e para në vend që kundërshton hapur planin e qeverisë për rritjen e rikthimeve, duke theksuar se njerëzit që jetojnë e kontribuojnë në shoqëri duhet të mbeten dhe të vlerësohen, jo të largohen.
Written by: admin