Lajme

Rregulla të reja për kontrolle teknike “besiktningsregler”. 370,000 suedezë preken.

todayOctober 25, 2025 95

Background
share close

Nga viti i ardhshëm, në Suedi do të hyjnë në fuqi rregulla më të rrepta për kontrollin teknik të makinave elektrike. Këto rregulla do të ndikojnë rreth 370,000 suedezë që përdorin makina elektrike.

Rregullat e reja përfshijnë rreth 20 pika të reja kontrolli që makinët elektrike duhet të përmbushin. Ato përfshijnë, mes të tjerash, kontroll më të detajuar të baterive, të sistemit të tensionit të lartë dhe të kabllove.

Bateria e makinës do të inspektohet për të parë nëse është e dëmtuar ose e konsumuar. Nëse nuk plotësohen kërkesat, mund të ketë vërejtje, paralajmërime dhe, në rastin më të keq, ndalim të përdorimit të makinës. Do të kontrollohet gjithashtu edhe softueri dhe pjesë të tjera të makinës, thotë Anders Gunneriusson, hetues në Autoritetin e Transportit.

Këto rregulla janë pjesë e një direktive të re të BE-së që ka si qëllim rritjen e sigurisë dhe zgjatjen e jetës së makinave elektrike, pasi përdorimi i tyre po rritet ndjeshëm në Europë.

Megjithatë, në Suedi, përdorimi i makinave elektrike po rritet më ngadalë. Sipas statistikave të SCB-së, gjatë vitit 2024, numri i makinave elektrike të regjistruara për herë të parë është ulur.

  • Në 2021, 46% e makinave të reja të regjistruara nga privatpersonat ishin elektrike.
  • Kjo përqindje u rrit në 51% në 2022.
  • Në 2023 ra në 30% dhe mbeti i njëjtë në 2024.

Kjo tregon një ulje prej mbi 20 pikësh për dy vite.

Sipas SCB-së, arsyet për këtë ulje janë:

  • Situata e përgjithshme ekonomike, me interesa të larta dhe inflacion.
  • Shfuqizimi i stimujve për makina ekologjike në nëntor 2022.
  • Çmimi i benzinës, i cili ka rënë, duke ulur nxitjen për të blerë makinë elektrike.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%