Lajme

Moderatët kërkojnë “Kontratë Suedeze” për emigrantët

todayOctober 25, 2025 75

Background
share close

Partia e Moderatëve në Suedi propozon futjen e një kontrate të re për emigrantët, të quajtur “Sverigekontrakt” ose “Kontrata Suedeze”. Sipas këtij propozimi, çdo person që vjen në Suedi duhet të pranojë dhe të jetojë sipas vlerave suedeze.

Në kontratë do të përfshihet detyrimi për të mësuar gjuhën suedeze, për t’u bërë pjesë aktive e shoqërisë dhe për të kërkuar në mënyrë të vazhdueshme punë.

Sipas raportimeve të agjencisë TT dhe radios Ekot, kush nuk e nënshkruan këtë kontratë, nuk do të ketë mundësi të marrë shtetësinë suedeze.

“Mjaft më me mungesën e kërkesave,” tha ministri i emigracionit Johan Forssell nga Partia e Moderatëve.

Kjo nismë është pjesë e planit të Moderatëve për ta ashpërsuar politikën e azilit dhe për ta kufizuar në minimum numrin e azilkërkuesve që pranohet në Suedi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%