Lajme

Krona suedeze, valuta që ka fituar më shumë këtë vit

todayOctober 26, 2025 32

Background
share close

Tashmë është bërë e qartë se krona suedeze është valuta që ka performuar më mirë këtë vit nga grupi i dhjetë valutave më të njohura, të njohur si G10.

Sot, krona suedeze tregtohet me kursin 9,40 ndaj dollarit amerikan. Kjo do të thotë se gjatë këtij viti krona është forcuar me 17,8%.

Përveç kronës suedeze, edhe disa valuta të tjera të G10 kanë shënuar rritje të madhe kundrejt dollarit. Franga zvicerane është forcuar me 14,04%, ndërsa krona norvegjeze ka rritur vlerën e saj me 13,71%.

Kjo tregon se valutat skandinave dhe franga zvicerane kanë qenë ndër më të fortat në tregun ndërkombëtar gjatë këtij viti.

Burimi: Expressen

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%