Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell (Moderaterna), ka reaguar pas kërcënimit të Socialdemokratëve dhe Partisë së Majtë për ta raportuar atë në Komisionin Kushtetues (KU), për shkak të parave që Suedia ka paguar ndaj Somalisë.
Në një intervistë për TV4 Nyheterna, Forssell tha se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është i gatshëm të shkojë në parlament për të shpjeguar punën e tij.
“Unë shkoj me kënaqësi në Riksdag (parlament) për të treguar se si punojmë për të rritur kthimin e emigrantëve dhe për të siguruar që personat e dënuar për krime të rënda në Suedi të dëbohen,” deklaroi ai.
Forssell shtoi se marrëveshja e Suedisë me Somalinë nuk është sekrete, por një pjesë e bashkëpunimit për emigracionin, i cili është publikuar hapur në faqen e qeverisë. Ai theksoi se Suedia ka marrëveshje të ngjashme edhe me disa vende të tjera.
Në një deklaratë për agjencinë TT, ministri e quajti bashkëpunimin me Somalinë “shumë të rëndësishëm”, sepse sipas tij, vetëm kështu Suedia mund të dëbojë kriminelë të rrezikshëm nga vendi.
Kritikat e opozitës
Opozita ka reaguar ashpër pas raportimeve se para suedeze janë përdorur për projekte dhe shërbime të lidhura me persona pranë kryeministrit të Somalisë.
Përfaqësuesi i Socialdemokratëve për politikë të jashtme, Morgan Johansson, e ka quajtur këtë marrëveshje “korruptive” dhe ka kërkuar hetim të plotë.
Çfarë përmban marrëveshja me Somalinë
Qeveria mbron marrëveshjen
Pavarësisht kritikave, qeveria dhe ministrat përgjegjës e kanë mbrojtur vendimin, duke thënë se qëllimi i pagesave ka qenë rritja e numrit të kthimeve të personave të dëbuar nga Suedia.
Ndërkohë, opozita kërkon transparencë të plotë dhe e cilëson marrëveshjen si një skandal që ngre dyshime për korrupsion.
Written by: admin