Lajme

28 mijë gjela deti asgjësohen pas shpërthimit të gripit të shpendëve në Skåne

todayOctober 27, 2025 23

Background
share close

Një shpërthim i gripit të shpendëve është zbuluar në një fermër me rreth 28 mijë gjela deti në komunën Tomelilla, në rajonin jugor të Skåne-s në Suedi.

Pas konfirmimit të virusit, Agjencia Suedeze e Bujqësisë (Jordbruksverket) ka vendosur që të gjithë shpendët në fermë të asgjësohen për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

“Ata u asgjësuan gjatë fundjavës,” konfirmoi Ella Sigvardsson, përgjegjëse për kontrollin e sëmundjeve infektive.

Zona me rrezik të lartë në jug të vendit

Si masë shtesë mbrojtëse, Jordbruksverket ka shpallur zona me rrezik të lartë në jug të Suedisë që nga 27 tetori.

Ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e fermave suedeze të shpendëve nga përhapja e infeksionit.

Sipas rregullave të reja, të gjithë shpendët që ndodhen brenda këtyre zonave duhet të mbahen në ambiente të mbyllura, në mënyrë që të mos kenë kontakt me shpendët e egër që mund të bartin virusin.

Përhapje e pazakontë e virusit

Autoritetet suedeze paralajmërojnë se këtë vit është vërejtur një përhapje më e madhe se zakonisht e gripit të shpendëve në shumë vende të botës.

Për këtë arsye, Agjencia e Bujqësisë u bën thirrje të gjithë pronarëve të kafshëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të lajmërojnë menjëherë një veteriner nëse shpendët e tyre sëmuren papritur ose ngordhin.

Burimi: Aftonbladet

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%