Lajme

Norvegjezët “kruajnë kokën” për forcën e madhe të kronës suedeze

todayOctober 28, 2025 71

Background
share close

Krona suedeze po kalon një periudhë të artë. Që nga fillimi i vitit ajo është forcuar ndjeshëm dhe është rritur me gati 18% kundrejt një dollari që po dobësohet dita-ditës.

Sipas Robert Bergqvist, ekonomist i lartë pranë SEB, forca e kronës suedeze lidhet si me zhvlerësimin e dollarit amerikan, ashtu edhe me përmirësimin e imazhit të ekonomisë suedeze në tregjet ndërkombëtare.

“Suedia ndodhet në një pozitë relativisht të fortë ekonomike, të paktën sa i përket financave shtetërore, dhe kjo krijon hapësirë për një politikë fiskale që mund të nxisë rritjen ekonomike. Kjo bën që kapitali të hyjë në Suedi, gjë që rrit kërkesën për kronën,” shpjegon Bergqvist për E24.

Edhe krona norvegjeze ka shënuar rritje rreth 14% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, krahasuar me forcën e kronës suedeze, norvegjezët mbeten të habitur.

“Dallimi midis dy valutave po i bën norvegjezët të kruajnë kokën,” thotë Dane Cekov, strateg i lartë në SB1 Markets.

Sipas tij, ekonomitë e dy vendeve ndodhen “në dy planete të ndryshme”. Ai thekson se një nga arsyet kryesore pse krona norvegjeze nuk është forcuar aq sa ajo suedeze, lidhet me rënie të çmimit të naftës, e cila ka ndikuar negativisht në monedhën e Norvegjisë.

Në kontrast, Suedia po përfiton nga besimi në rritje i investitorëve ndërkombëtarë, i cili po sjell gjithnjë e më shumë kapital në vend dhe po forcon pozitën e kronës në tregjet valutore globale.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%