Lajme

Aspling: Pse duhet shteti të ndihmojë ata që nuk duan bashkëpunim?

todayOctober 28, 2025 41

Background
share close

Kryetari i politikës së emigracionit të partisë Sverigedemokraterna (Demokratët Suedezë), Ludvig Aspling, ka vënë në dyshim nëse shteti duhet të vazhdojë të mbështesë komunat që refuzojnë të marrin pjesë në dialogun për kthimin vullnetar të emigrantëve.

“Pse duhet shteti të ndihmojë një komunë që qartazi nuk dëshiron asnjë bashkëpunim?” ka shkruar Aspling në platformën X.

Gjatë ditëve të fundit, disa komuna suedeze kanë refuzuar publikisht ftesën e qeverisë për të marrë mbështetje në punën për kthimin vullnetar të personave me origjinë të huaj.

Sipas tyre, komunat kanë nevojë për më shumë banorë, jo për t’u larguar ata që tashmë jetojnë atje.

Në një deklaratë për gazetën Aftonbladet, Aspling sqaroi se programi i kthimit vullnetar është menduar për personat që marrin ndihmë sociale, jo për ata që kanë punë dhe janë të vetëpunësuar.

“Është absurde që një komunë t’i kërkojë shtetit ndihmë për të përballuar barrën e ndihmës sociale, ndërkohë që nuk është e gatshme të ndihmojë për ta ulur këtë barrë, dhe për më tepër ia lë koston shtetit,” u shpreh ai.

Qeveria suedeze ka ofruar mbështetje për komunat që duan të përfshihen në programin e kthimit vullnetar, por shumë prej tyre kanë thënë “jo”, duke theksuar se nuk duan të humbasin banorë në një kohë kur kanë nevojë për më shumë njerëz për zhvillimin lokal.

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%