Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Liberale ka propozuar që gjysma e parë e një milion krona që një person fiton gjatë jetës së punës të jetë pa taksa. Me këtë ide, Liberalët i bashkohen propozimit që fillimisht u paraqit nga Forumi Rinor i Moderatëve (Muf), raporton SVT Nyheter.
Ky propozim u diskutua në kongresin e Partisë Moderata, dhe tani ministri i punës Johan Britz (L) shpreson që ai të përfshihet në një marrëveshje të re e Tidö-s, nëse e djathta fiton zgjedhjet e ardhshme dhe vazhdon bashkëpunimin.
“Të punosh pa paguar taksa në fillim të karrierës është një nxitje e mirë për të rinjtë”, tha Britz.
Sipas Liberalëve, kjo masë do të ndihmojë njerëzit të futen më lehtë në tregun e punës dhe të ndjejnë se puna shpërblehet që në fillim.
Written by: admin