Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Komuna e Håbo-s ka vendosur të mos pranojë ofertën e qeverisë suedeze për bashkëpunim në programin që synon të rrisë rikthimin e vullnetshëm të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.
Qeveria ka emëruar Terésa Zetterblad si koordinatore kombëtare për këtë proces dhe u ka dërguar të gjitha komunave në Suedi një letër me ftesë për takim dhe bashkëpunim. Por Håbo është ndër komunat që ka thënë jo.
“Ne kemi një organizimë shumë të mirë sot. Njerëzit që kanë ardhur në komunën tonë si emigrantë ose refugjatë marrin ndihmën që u nevojitet. Thjesht nuk shohim nevojë për ndihmë shtesë nga qeveria”, tha Catherine Öhrqvist (M), këshilltare komunale në Håbo.
Zetterblad, e cila tani është koordinatore kombëtare për rikthimin, ka punuar më parë si drejtoreshë komunale në Håbo, por është pushuar nga puna më herët këtë pranverë. Sipas Öhrqvist, ky fakt nuk ka asnjë lidhje me vendimin e komunës.
“Jo, fakti që ajo ka punuar më parë tek ne nuk ka të bëjë me këtë çështje”, sqaroi ajo.
Në Håbo, pushtetin e ndajnë Moderatët (M), Socialdemokratët (S), Partia e Qendrës (C) dhe Demokratët e Krishterë (KD).
Sipas Öhrqvist, është më e drejtë që burimet e shtetit të përqendrohen në komuna që kanë më shumë nevoja.
“Ka komuna që kërkojnë ndihmë nga qeveria. Atëherë më mirë të përdoren burimet atje. Ne kemi një njësi të shkëlqyer për tregun e punës që ndihmon njerëzit të futen në punë. Do të guxoja të thoja se jemi më të mirët në qarkun tonë”, shtoi ajo.
Këshilltarja komunale mohon se vendimi ka prapavijë politike.
“Jo, në rastin tonë nuk është asgjë politike. Këtu bëhet fjalë për mënyrën më të mirë se si përdoren paratë e taksapaguesve. Ne në Håbo punojmë mirë dhe kujdesemi për njerëzit që janë këtu. Nëse dikush dëshiron të rikthehet në vendin e tij, sigurisht që do ta ndihmojmë”, përfundoi Catherine Öhrqvist (M).
Burimi: Expressen
Written by: admin