Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Komuna e Östersundit ka filluar të përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar banorët që nuk ndajnë siç duhet mbeturinat, raporton TV4.
Një sistem AI, i lidhur me një kamerë, kontrollon automatikisht përmbajtjen e koshave të plehrave dhe sinjalizon nëse, për shembull, dikush ka hedhur plastikë te mbeturinat ushqimore.
Personat që kapen duke shkelur rregullat mund të gjobiten me 200–300 krona.
Udhëheqësi i projektit, Jens Söderman, pranon se ka marrë disa ankesa nga banorët që nuk janë të kënaqur me faktin që plehrat e tyre po kontrollohen, por në përgjithësi reagimet kanë qenë pozitive sidomos nga komuna të tjera.
“Jam pothuajse i ‘bombarduar’ nga të tjerë që janë kuriozë si funksionon kjo. Besoj se kjo metodë do të përhapet gjerësisht në të ardhmen,” ka thënë ai.
Written by: admin