Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, kompania e re Connecting Stockholm do të marrë përsipër drejtimin e metrosë së Stokholmit, duke zëvendësuar kompaninë MTR, e cila e ka drejtuar sistemin që nga viti 2009, shkruan Dagens Nyheter (DN).
Sipas Andreas Strömberg, zëdhënës për shtyp i SL (Autoriteti i Transportit Publik të Stokholmit), udhëtarët nuk do të vërejnë ndryshime të mëdha.
“Si pasagjer nuk do të ndieni ndonjë ndryshim. E vetmja gjë që mund të vini re është se punonjësit do të kenë uniforma të reja dhe nuk do të shkruhet më MTR askund,” tha Strömberg.
Megjithatë, SL ka marrë masa për çdo rast, pasi ndërrimi i operatorit përfshin shumë pjesë të ndryshme të sistemit. Më shumë se 100 sisteme IT, sisteme autorizimi dhe kartat e hyrjes do të kalojnë në organizatën e re.
Një risi me këtë ndryshim është se zyra e sendeve të humbura do të zhvendoset nga Klara östra kyrkogata në Liljeholmstorget.
Kontrata e re mes SL dhe Connecting Stockholm ka një vlerë prej 40 miliardë kronash suedeze dhe do të zgjasë për 11 vjet.
Written by: admin