Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia ende nuk ka një sistem kombëtar dixhital për kujdesin shëndetësor, dhe kjo po krijon shumë probleme për pacientët dhe stafin mjekësor. Sot, mjekët dhe infermierët duhet të hyjnë e të dalin nga shumë sisteme të ndryshme, ndërsa pacientët detyrohen vetë të ndjekin historikun e tyre mjekësor, recetat dhe analizat.
Këtë e shkruajnë gjashtë ekspertë suedezë në një artikull debati në Svenska Dagbladet (SvD Debatt). Ata thonë se Finlanda ka arritur atë që Suedia ende nuk e ka bërë një sistem kombëtar të unifikuar, i quajtur Kanta.
Në Kanta, janë të lidhura qendrat shëndetësore, farmacitë, ofruesit privatë të shërbimeve mjekësore dhe shërbimet sociale. Çdo qytetar mund të shohë recetat, analizat, vaksinimet dhe rekomandimet mjekësore në një vend të vetëm. Me kartelën dixhitale të barnave, mjekët mund të shohin menjëherë cilat ilaçe ka marrë pacienti, gjë që ndihmon për një trajtim më të sigurt.
Një avantazh i rëndësishëm është se informacioni më i rëndësishëm për pacientët është i qasshëm edhe pa internet (offline), nëse ndodh ndonjë ndërprerje në sistem.
“Kanta është një angazhim kombëtar, i bazuar në bashkëpunim, planifikim afatgjatë dhe përgjegjësi politike. Pikërisht këtë lloj lidershipi i duhet Suedisë sot”, shkruajnë autorët e debatit.
Ata theksojnë se Finlanda ka treguar se është e mundur të krijohet një sistem kombëtar që funksionon mirë dhe që i lehtëson jetën si pacientëve ashtu edhe stafit mjekësor, ndërsa Suedia duhet të marrë mësim nga ky shembull.
Autorët e debatit:
Ekspertët përfundojnë duke thënë se suksesi i Finlandës duhet të jetë shembull për Suedinë, në mënyrë që vendi të zhvillojë një sistem modern, të bashkërenduar dhe të sigurt të kujdesit shëndetësor dixhital që i shërben të gjithëve.
Written by: admin