Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Kristdemokraterna në Rajonin e Stokholmit ka propozuar që të shpenzohen 1.5 miliardë krona për të vendosur ajër të kondicionuar në linjën e gjelbër të metrosë së qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja për shtyp e partisë, Ellen Westerberg, në një email dërguar portalit Omni.
Vitet e fundit, shumë udhëtarë janë ankuar për nxehtësinë e madhe në trenat e kësaj linje gjatë verës. Linja e gjelbër është më e ngarkuara në gjithë sistemin e metrosë, me rreth 500 mijë pasagjerë çdo ditë, dhe në pjesën më të madhe të saj kalon mbi tokë, gjë që e bën edhe më të nxehtë gjatë ditëve me diell.
Aktualisht, linja përdor trenat e vjetër të tipit C20, të cilët nuk kanë ajër të kondicionuar. Në verën e kaluar, komisioni i trafikut të rajonit e refuzoi një propozim nga partia SD për të vendosur sistemet e ftohjes në 270 vagonë, sepse kostoja e projektit, rreth një miliard krona, u konsiderua tepër e lartë.
Tani, Kristdemokratët duan që 1.5 miliardë kronat të merren nga një projekt tjetër i qeverisjes rajonale së majtë dhe të gjelbër, i cili është kritikuar. Ai projekt parashikon zëvendësimin e disa nga anijet klasike “V” të kompanisë Waxholmsbolaget, një investim prej 1.7 miliardë kronash.
Sipas KD, paratë do të shërbenin më mirë për përmirësimin e kushteve për udhëtarët e metrosë, të cilët çdo ditë përballen me temperatura shumë të larta në trenat e vjetër të linjës së gjelbër.
Written by: admin