Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Njëra pas tjetrës, komunat në mbarë Suedinë kanë refuzuar ftesën e qeverisë për të marrë pjesë në bisedimet lidhur me ndihmën për rikthim në atdhe (återvandringsbidrag).
Këtë e shkruan Therese Svanström, kryetarja e TCO, sindikata që përfaqëson nëpunësit shtetërorë, në një artikull debatues në gazetën Göteborgs-Posten (GP).
Svanström thotë se komunat e kanë refuzuar ftesën sepse ato e dinë se çfarë ndodh në jetën e përditshme. Aty duhet të funksionojnë shërbimet që të gjithë i marrim si të mirëqena: kujdesi shëndetësor, shkolla, zjarrfikësit, pastrimi i borës, kujdesi për të moshuarit dhe shumë shërbime të tjera.
Ajo thekson se të gjithë personat që mund të punojnë duhet të hyjnë në tregun e punës, sepse pa këtë, shoqëria nuk mund të ecë përpara.
Svanström bën apel që ne dhe politikanët udhëheqës të jemi të kujdesshëm në mënyrën se si flasim për njëri-tjetrin. Sipas saj, është e rëndësishme të mos krijojmë më shumë ndasi, sepse kjo mund të rrisë problemet e integrimit, diskriminimin dhe racizmin.
Në përfundim, ajo thekson se komunat që punojnë çdo ditë për t’i mbajtur gjallë shërbimet bazë e kuptojnë se emigrantët janë një pjesë e rëndësishme e fuqisë punëtore që i bën të mundura këto shërbime.
Written by: admin