Lajme

Rekord i ri pritet për shitjet në Ditën e Babait në Suedi

todayNovember 5, 2025 44

Background
share close

Suedetët duket se e duan shumë festën e baballarëve të tyre. Sipas parashikimit të Shoqatës Suedeze të Tregtisë (Svensk Handel), shitjet për Ditën e Babait këtë vit pritet të arrijnë nivele rekord.

“Është shumë pozitive që ne festojmë ditë si Dita e Babait. Këto momente janë të rëndësishme si për tregtinë, ashtu edhe për lidhjet familjare. Kur kohët janë pak më të vështira, këto festa marrin edhe më shumë vlerë si për babain, ashtu edhe për ata që e festojnë atë,” tha Brill Ivarsson, eksperte për dhurata dhe analiste në Svensk Handel.

Sipas raportit, shitjet totale pritet të arrijnë në 950 milionë krona, që është 30 milionë më shumë se në vitin 2023.

Festa e Ditës së Babait, përveçse sjell gëzim në familje, po bëhet gjithashtu një ndihmë e madhe për tregtarët në një periudhë me vështirësi ekonomike.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%