Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Kristdemokratët (KD) kërkon që të moshuarit në Suedi të kenë të drejtën të zgjedhin nëse duan të kujdesen nga një burrë apo grua në shërbimin e kujdesit në shtëpi. Lajmin e ka bërë të ditur TV4 Nyheterna.
Sipas programit të ri për të moshuarit, që partia ka përgatitur, personat e moshuar duhet të mund të zgjedhin gjininë e punonjësve që i ndihmojnë në situata të ndjeshme si gjatë larjes, lyerjes me krem apo të shkuarit në tualet.
Nike Örbrink nga KD, e cila ka udhëhequr punën për programin, thotë se është e padrejtë që një person sot mund të kërkojë kontroll nga një grua në aeroport, por nuk ka të njëjtën mundësi kur bëhet fjalë për kujdes personal në pleqëri.
“Mendoj se është mjaft e çuditshme që unë, si grua, në një aeroport mund të zgjedh që të më kontrollojë një grua tjetër. Por ditën që bëhem e moshuar dhe kam nevojë për ndihmë në shtëpi, nuk kam asnjë të drejtë të zgjedh kush më ndihmon në momente kaq intime”, ka thënë Örbrink për TV4.
Përveç kësaj, Kristdemokratët propozojnë edhe krijimin e një “regjistri kombëtar të përjashtimeve” që do të përmbajë informacione për punonjësit që dyshohen se kanë kryer abuzime ose keqtrajtime në shërbimet për të moshuarit.
Sipas partisë, këto masa do të rrisin sigurinë, dinjitetin dhe të drejtën e zgjedhjes për personat e moshuar që marrin ndihmë në shtëpi.
Written by: admin