Lajme

Kurthi i panjohur i parkimit, ja kur duhet të matësh që të mos marrësh gjobë.

todayNovember 9, 2025 78

Background
share close

Në shumë qytete të Suedisë, shoferët rrezikojnë gjoba të larta për një rregull parkimi që pak njerëz e dinë. Mësuesi i qarkullimit Nasir Fatahi, që drejton Moderna Trafikskolan në Göteborg, tregon se çdo ditë sheh shoferë që gabojnë në të njëjtin vend.

“ Shumë nuk e dinë këtë rregull”, thotë ai.

Më pak se tre metra nga vija e mesit gjoba bëhet e kripur.

Nëse rruga është e ngushtë, ndoshta do të të duhet një metër për të matur distancën mes makinës tënde dhe vijës së bardhë të plotë në mes të rrugës.

Nëse ka më pak se tre metra hapësirë midis makinës dhe vijës, nuk lejohet të parkosh aty.

“Në rrugë të ngushta është mirë të matësh distancën. Por shumë nuk e bëjnë”, thotë Nasir Fatahi.

Gjobat janë të larta:

  • Në Stokholm kushton 1300 korona,
  • Në Göteborg rreth 850 korona,
  • dhe në komuna të tjera mund të jetë edhe më shumë.

Mos harro: çdo ndalim që nuk lidhet me trafikun llogaritet si parkim. Vetëm ndalimi për të zbritur pasagjerë është përjashtim.

Parkime të çuditshme në çdo cep

Nasiri thotë se çdo ditë sheh mënyra nga më të çuditshmet të parkimit në qytet.

“Kam parë madje njerëz që parkojnë në mes të kryqëzimeve në formë T. Edhe aty merret gjobë”, tregon ai.

Shoferët, të rinj e të vjetër nuk e dinë rregullin

Sipas tij, mungesa e njohjes së rregullave është e përhapur tek të gjithë.

“Po, është e vërtetë. Shumë nuk e dinë ku lejohet të parkosh dhe ku jo. Shpesh sheh parkime që nuk kanë asnjë logjikë”, thotë Nasir Fatahi.

Mos u afro pranë hekurudhës

Një tjetër gabim i zakonshëm është parkimi pranë kalimeve hekurudhore.

“Nuk duhet të parkosh më afër se 30 metra para ose pas një kalimi hekurudhor. Kjo ka të bëjë me sigurinë dhe me pamjen që duhet të ketë shoferi”, shpjegon ai.

Fatahi paralajmëron shoferët të mos u besojnë verbërisht barrierave dhe semaforëve të kuq. Asnjë makinë nuk duhet të bllokojë pamjen apo hyrjen në kalim.

Parkoni aty ku toka është e sheshtë

Nëse e lë makinën në një vend me pjerrësi, mund të ndodhë ndonjë aksident.

“Vendet e rrezikshme janë në majë të kodrave ose aty ku pamja është e kufizuar. Gjithmonë duhet parë mirë që parkimi të mos krijojë rrezik për të tjerët”, thekson Nasiri.

Kalimet e këmbësorëve, rregull që shumë e harrojnë

Një vend ku shumë gabojnë është pranë vijave të bardha të kalimit të këmbësorëve.

“Duhet të jesh të paktën 10 metra larg kalimit. Nëse parkon më afër, bëhet e rrezikshme, sidomos nëse fëmijët dalin papritur dhe makinat nuk kanë kohë të ndalen”, thotë Fatahi.

Mos parko pranë kryqëzimeve

Edhe pranë kryqëzimeve parkimi është i ndaluar.

“Duhet të jesh të paktën 10 metra larg nga kryqëzimi. Kjo nuk bëhet për ta vështirësuar parkimin, por për sigurinë rrugore”, shton ai.

Pesë vende ku nuk lejohet parkimi, sipas Nasir Fatahi:

  1. 10 metra para një kryqëzimi
  2. 10 metra para një kalimi këmbësorësh
  3. 30 metra larg një kalimi hekurudhor
  4. Në terren (jashtë vendit të shënuar të parkimit) edhe nëse vetëm një pjesë e makinës del jashtë vijave
  5. Aty ku pamja është e kufizuar, si në majë të një kodre
  6. Më pak se tre metra nga vija e plotë ndarëse në rrugë
  7. Në T-kryqëzime, ku disa parkojnë në mes të rrugës

Këshilla e Nasir Fatahi:

“Gjithmonë kontrolloni mirë ku parkoni. Matni, shikoni për shenja, dhe mos u mbështetni vetëm te ndjenjat. Një gabim i vogël mund t’ju kushtojë shumë.”

Burimi: Carup.se

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%