Lajme

Socialdemokratët duan të rrisin konkurrencën mes bankave suedeze

todayNovember 9, 2025 27

Background
share close

Socialdemokratët planifikojnë të përmirësojnë konkurrencën në tregun e bankave suedeze me disa reforma, në rast se fitojnë pushtetin pas zgjedhjeve të vitit 2026, raporton Dagens Industri.

Partia propozon disa masa konkrete: të ndalohet përdorimi i normave të interesit të listuara (listräntor), të vendoset një taksë e përkohshme për bankat dhe të zgjatet mandati i bankës shtetërore SBAB.

“Pika kryesore është se ky është një sektor ku konkurrenca nuk është e plotë. Ka disa aktorë shumë të mëdhenj që dominojnë tregun,” tha Mikael Damberg, zëdhënës ekonomik-politik i partisë.

Qëllimi i këtyre masave është që bankat të kenë më shumë konkurrencë dhe që qytetarët të përfitojnë më shumë zgjedhje dhe kushte më të mira financiare.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%