Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Stokholm, disa linja autobusi janë pezulluar çdo të shtunë për shkak të një marshimi të përkrahësve të Palestinës që zhvillohet rregullisht. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi në disa prej faqeve kryesore editoriale të mediave suedeze.
Gazeta Expressen ngre pyetjen se kur është e drejtë të kufizohet liria e tubimit për hir të të tjerëve dhe arrin në përfundimin se është joproporcionale që demonstruesit lejohen të “bllokojnë qendrën e qytetit një ditë në javë”. Sipas tyre, kufizimi i transportit publik për shkak të protestave është një goditje ndaj qytetarëve të zakonshëm.
Të njëjtin mendim ndan edhe editorialisti i Svenska Dagbladet, Peter Wennblad, i cili mendon se “Suedia ka humbur arsyen në mënyrën si e trajton lirinë e shprehjes”. Ai sjell në vëmendje rastin e Salwan Momika, personi që dogji Kuranin dhe u akuzua për nxitje urrejtjeje ndaj një grupi etnik.
“Sidoqoftë,” shkruan Wennblad, “dhjetëra mijëra banorë të Stokholmit detyrohen të marrin rrugë të tjera në trafik, vetëm që aktivistët pro-Palestinës të kenë mundësi të bërtasin kundër Izraelit.”
Edhe editorialisti i Göteborgs-Posten, Håkan Boström, është i pakënaqur me vendimin e autoriteteve të transportit publik (SL). Ai thekson se një grup i vogël aktivistësh nuk duhet të lejohet të vendosë mbi nevojat e të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe qytetarëve të tjerë që varen nga autobusi për lëvizjen e tyre të përditshme.
Sipas Boströmit, vendime të tilla e dëmtojnë jetën e përditshme të njerëzve dhe tregojnë se autoritetet suedeze po e trajtojnë lirinë e shprehjes në mënyrë të pabalancuar.
Written by: admin