Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Moti i butë i vjeshtës që ka mbizotëruar në pjesën më të madhe të Suedisë ka marrë fund. Këtë javë pritet që në shumë zona të vendit të mbërrijë mot dimëror, raportojnë TV4 Nyheterna.
“Tani smallet,” tha meteorologia e TV4, Ulrika Elvgren, duke paralajmëruar se ndryshimi i madh i motit është shumë afër.
Sipas meteorologut Lasse Rydqvist, me të cilin ka folur gazeta Aftonbladet, një presion i lartë po afrohet mbi vendin. Ai shpjegon se bëhet fjalë për një fenomen të quajtur “Grönlandsblockering”, një bllokim atmosferik që ndikon në rrjedhën e ajrit të sipërm (jetströmmen). Ky fenomen ka shkaktuar tashmë paralajmërime për mot të keq në Amerikën e Veriut, dhe tani pritet të ndikojë edhe në Skandinavi.
“Është sikur dy kova me ajër të ftohtë po mbushen nga Groenlanda. Njëra përmbyset mbi Amerikën e Veriut, ndërsa tjetra mbi Skandinavi,” shpjegon Rydqvist.
Në veri të Suedisë ka rënë tashmë bora e parë e sezonit, dhe sipas parashikimeve, deri në fundjavë ajo do të arrijë edhe në Svealand dhe Götaland. Në disa zona, temperaturat mund të bien me 10 deri në 15 gradë nën normalen për këtë periudhë të vitit.
Meteorologët u bëjnë thirrje shoferëve që ende nuk e kanë bërë, të ndërrojnë gomat e makinave me ato dimërore, pasi rrugët mund të bëhen të rrezikshme nga ngricat dhe bora që pritet të vijë.
Written by: admin