Lajme

Kriminalvården: Jo për burg për 13-vjeçarët

todayNovember 11, 2025 28

Background
share close

Drejtoria Suedeze e Burgjeve dhe e Shërbimit Korrektues (Kriminalvården) ka thënë “jo” ndaj propozimit të qeverisë për të ulur moshën e përgjegjësisë penale. Qeveria donte që 13-vjeçarët që kryejnë krime të rënda të mund të dërgohen në burg, por Kriminalvården thotë se nuk janë të gatshëm për këtë.

Institucioni shkruan se nuk është i përgatitur të pranojë 13- dhe 14-vjeçarë. Sipas planit, deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm, Kriminalvården duhet të ketë ndërtuar njësi të posaçme burgjesh për fëmijë, përfshirë edhe shkolla brenda burgut.

Megjithatë, propozimi i qeverisë për të ulur moshën e përgjegjësisë penale në 13 vjeç është shumë i kontestuar nga Kriminalvården. Në përgjigjen e saj, institucioni shkruan se dërgimi i fëmijëve kaq të vegjël në burg mund të ketë pasoja negative. Ata theksojnë se fëmijët “të rinj sa 13 vjeç duhet të trajtohen në mënyra të tjera.”

Burimi: Aftonbladet/TT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%