Lajme

Më shumë se gjysma e komunave në Suedi kanë ajër të pashëndetshëm

todayNovember 12, 2025 24

Background
share close

Më shumë se gjysma e komunave suedeze kanë ajër të ndotur dhe të pashëndetshëm, sipas një analize të re nga Fondacioni i Zemrës dhe Mushkërive (Hjärt-Lungfonden), raporton Ekot.

Analiza është bërë duke u bazuar në të dhënat e SMHI, instituti suedez për meteorologji dhe hidrologji, i cili ka modeluar cilësinë e ajrit në të gjithë vendin. Rezultatet tregojnë se 56% e komunave në Suedi kanë shkallë të lartë të grimcave ndotëse ose të dioksidit të azotit në ajër.

Këto ndotje janë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe mund të shkaktojnë astmë, sëmundje të zemrës dhe mushkërive, madje edhe kancer.

Sipas Petter Ljungman, epidemiolog mjedisor në Institutin Karolinska, efektet e ndotjes së ajrit mund të ndihen shumë shpejt.

“Ne e dimë që këto pasoja shëndetësore janë shumë të drejtpërdrejta. Ato mund të ndodhin brenda disa orësh ose ditësh, por gjithashtu mund të kenë ndikime afatgjata,” tha Ljungman për Ekot.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%