Lajme

Socialdemokratët kërkojnë heqjen e karensavdrag

todayNovember 12, 2025 24

Background
share close

Partia Socialdemokrate (S) kërkon që të hiqet karensavdrag, pra ajo dita e parë e sëmundjes kur punonjësit nuk marrin pagesë.

Në një konferencë për shtyp, kryetarja e partisë Magdalena Andersson dhe zëdhënësja për politikën e sigurimeve shoqërore Ida Karkiainen njoftuan se partia ka paraqitur një mocion të ri për ndryshimin e ligjit.

“Ne duam që ata që punojnë fort dhe mbajnë shoqërinë tonë të ndiejnë se politika ekonomike është për ta. Por kjo nuk ndodh për sa kohë që ekziston ky karensavdrag i padrejtë,” tha Andersson.

Socialdemokratët i kërkojnë qeverisë që të veprojë sa më shpejt dhe të paraqesë një propozim ligjor për heqjen e karensavdrag.

Sipas tyre, ky ndryshim do të ndihmonte njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe ata që nuk mund të përballojnë të humbin një ditë page kur sëmuren.

Kjo nuk është hera e parë që S ngre këtë çështje partia e kishte propozuar heqjen e karensavdrag që në vitin 2022.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%