Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, ka reaguar pas kritikës së fortë që Shërbimi i Burgjeve dhe Paraburgimit të Suedisë (Kriminalvården) ka bërë ndaj propozimit të qeverisë për të dënuar me burg edhe 13-vjeçarët.
Në një konferencë për shtyp, Andersson tha se e merr shumë seriozisht këtë kritikë dhe se qeveria do të vepronte në mënyrë të papërgjegjshme nëse do të vazhdonte me një propozim “që as nuk është hetuar siç duhet”.
Kritika e Kriminalvården u publikua dje në përgjigjen zyrtare të institucionit ndaj propozimit të qeverisë. Në të, thuhet se dënimi me burg për fëmijë kaq të vegjël mund të sjellë pasoja negative, si probleme sociale dhe psikologjike në të ardhmen.
Megjithatë, Andersson theksoi se ajo mendon se për 14-vjeçarët që kryejnë krime të rënda, duhet të jetë e mundur të dënohen me burg.
“Kjo është një çështje shumë e vështirë. Duke parë gjendjen në Suedi, me kriminalitetin që po rritet dhe po përhapet edhe tek të rinjtë, ne mendojmë se propozimi që është hetuar është i vlefshëm për t’u zbatuar,” tha Andersson.
Sipas saj, është e rëndësishme që çdo ndryshim ligjor të bazohet në hetim të plotë dhe përgjegjësi politike, për të shmangur pasoja të rënda për të rinjtë dhe për sistemin e drejtësisë.
Written by: admin