Lajme

Bora po i afrohet Göteborgut, koha për gomat e dimrit.

todayNovember 12, 2025 21

Background
share close

Moti i ftohtë po përhapet në të gjithë Suedinë dhe qyteti i Göteborgut mund të marrë reshjet e para të borës javën e ardhshme. Lajmin e raporton gazeta Göteborgs-Posten (GP).

Sipas meteorologes së SMHI, Sandra Fyrstedt, parashikimi është ende i pasigurt.

“Do të shohim nëse bora do të vijë që tani, por një gjë është e sigurt: është koha për të menduar për gomat e dimrit”, tha ajo për gazetën.

Bora e parë ka rënë tashmë në pjesët veriore të vendit. Meteorologët suedezë kanë paralajmëruar gjatë kësaj jave se mund të ketë reshje bore edhe në Svealand dhe Götaland gjatë fundjavës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%