Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri i Migracionit i Suedisë, Johan Forssell (Moderaterna), ka kërkuar që Partia Socialdemokrate të sqarojë qëndrimin e saj lidhur me ndihmën e rikthimit për emigrantët që duan të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ai e quajti “krejt të çmendur” situatën që, sipas tij, po ndodh brenda partisë së majtë, raporton SVT Nyheter.
Forssell tha se kryetarja e socialdemokratëve, Magdalena Andersson, publikisht ka thënë se ndihma e rikthimit është një gjë e mirë. Por, në të njëjtën kohë, shumë komuna të drejtuara nga socialdemokratët refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë për këtë program dhe e kritikojnë si politikë me “mendësi të keqe ndaj njerëzve”.
“Ajo thotë se ndihma për rikthim është e mirë, por shumë prej bashkëpunëtorëve të saj lokalë thonë të kundërtën. Dua të di çfarë qëndrimi ka realisht partia”, tha Forssell.
Ndërsa Magdalena Andersson iu përgjigj kanalin televiziv duke theksuar se çdo komunë ka të drejtë të vendosë vetë se si i përdor dhe i vënë në punë burimet e saj.
Written by: admin