Lajme

Vitin e ardhshëm: 350 mijë krona për ata që duan të largohen nga Suedia

todayNovember 12, 2025 51

Background
share close

Nga viti i ardhshëm, shteti suedez do të rrisë shumë ndihmën që u jepet emigrantëve që duan të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Kjo ndihmë quhet “rikthim në atdhe” dhe është një pagesë që mund të merret nëse një person vendos të largohet përfundimisht nga Suedia.

Sipas vendimit të ri, ndihma do të rritet nga 10 000 në 350 000 krona për çdo të rritur. Një familje me prindër dhe fëmijë mund të përfitojë deri në 600 000 krona në total.

Fondacioni Järvaveckan ka bërë një sondazh për të parë se çfarë mendojnë njerëzit për këtë vendim. Nga të gjithë të anketuarit në Suedi, 27% mendojnë se ndihma më e lartë është një ide e mirë. Por në zonat e ndjeshme, ku jetojnë shumë të huaj që kanë ardhur kohët e fundit në Suedi, 46% janë pozitivë ndaj propozimit.

Drejtori ekzekutiv i Järvaveckan, Ahmed Abdirahman, thotë se kjo mund të lidhet me ndryshimet e fundit në politikën e emigracionit.

“Klima në shoqëri ka ndryshuar shumë dhe shumë njerëz ndihen të pasigurt,” u shpreh ai për agjencinë suedeze TT.

Këtë ndihmë mund ta kërkojnë ata që kanë marrë leje qëndrimi për arsye mbrojtjeje dhe duan të largohen nga Suedia. Paratë mund të përdoren për t’u kthyer në vendin e tyre ose për t’u vendosur në një vend tjetër ku kanë të drejtë qëndrimi.

Vendimi për rritjen e ndihmës është marrë nga qeveria suedeze dhe partia Demokratët Suedezë (Sverigedemokraterna). Ata shpresojnë që më shumë emigrantë të zgjedhin të largohen vullnetarisht nga vendi.

Ministri i Migracionit, Johan Forssell, shpjegon se ndihma është menduar për ata që nuk janë përshtatur me jetën në Suedi ose nuk ndihen mirë duke jetuar këtu.

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/nasta-ar-kan-invandrare-fa-350-000-kronor-for-att-lamna-sverige

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%