Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Inflacioni në Suedi nuk ra në tetor, por mbeti në të njëjtin nivel si muajin e kaluar. Sipas të dhënave përfundimtare të Entit Suedez të Statistikave (SCB), norma e inflacionit të matur me KPIF ishte 3,1% në tetor.
Ekspertët kishin parashikuar që inflacioni të zbriste në 2,9%, por shifrat paraprake të javës së kaluar treguan se kjo nuk do të ndodhte.
Sipas Filip Hellberg, statistikani i çmimeve në SCB, çmimet e ushqimeve u rritën në tetor pas dy muajsh me ulje. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse inflacioni nuk ra siç ishte pritur.
Përveç ushqimeve, çmimet e paketave turistike dhe të energjisë elektrike u rritën në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në një njoftim për shtyp, SCB theksoi se çmimet e ushqimeve u rritën si në krahasim me shtatorin, ashtu edhe me tetorin e vitit të kaluar.
Written by: admin