Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sara Vestering, kryetarja komunale e Moderatëve në Burlöv, kërkon që qendra e kthimit që ndodhet në komunë të mbyllet. Lajmi raportohet nga gazeta DN.
Vestering thotë se shumë raportime për shqetësime lidhur me gjendjen e fëmijëve në qendër kanë rënduar aq shumë shërbimin social të komunës, sa ai tashmë “ka rënë në gjunjë”. Sipas saj, kostot për komunën janë të tepruara dhe të padrejta. Një punonjës me kohë të plotë në shërbimin social punon tani vetëm për të trajtuar këto raportime.
“E di që ky nuk është një vend i mirë për fëmijët,” thotë Vestering.
Qendrat e kthimit janë një pjesë e rëndësishme e politikës së emigracionit të partive të marrëveshjes Tidö. Në këto qendra vendosen personat që kanë marrë përgjigje negative për azilin dhe presin dëbimin. Në gjithë vendin ka dhjetë qendra të tilla, dhe ajo në Burlöv ishte e para që u hap.
Written by: admin