Lajme

Ministri i Migracionit pas kritikave për qendrat e kthimit: “Komunat do të kompensohen”

todayNovember 14, 2025 46

Background
share close

Qeveria suedeze është përballur me kritika për politikën e re të emigracionit, e cila sipas disa komunave po u sjell atyre kosto të mëdha. Por ministri i emigracionit Johan Forssell (M) siguron se komunat do të marrin kompensim nga shteti.

“Shteti ka përgjegjësi. Nëse komunave u jepen detyra të reja, ato duhet të marrin kompensim,” tha ai.

Politika e re, e njohur si pjesë e “ndryshimit të paradigmës” të partive të Tidö-s, parashikon që kërkuesit e azilit të strehohen më shumë në qendra të posaçme pritjeje dhe kthimi.

Në Burlöv, ku ndodhet një nga këto qendra, politikanët vendas kanë kritikuar mënyrën se si funksionon sistemi. Ata thonë se qendra po shkakton kosto të pajustifikueshme, si për shembull në hetimin e rasteve të orosanmälningar (raporte shqetësimi për fëmijë).

Forssell thotë se i kupton këto kritika, por thekson se ligji i ri do të sqarojë përgjegjësitë dhe do të garantojë kompensim për komunat. Qeveria po përgatit një propozim të ri ligjor për sistemin e pranimit të azilkërkuesve.

“Kjo do të ndryshojë dhe do të bëhet më mirë,” tha ai.

Ministri thekson gjithashtu se po merren masa për të rritur sigurinë në qendra.

“Migrationsverket është ngarkuar të rishikojë masat e sigurisë dhe rreziqet, përfshirë ato të trafikimit të njerëzve. Ne e marrim këtë shumë seriozisht, prandaj e kemi ndryshuar politikën,” tha Forssell.

Ai kujton se komunat kanë qenë kritike edhe më parë, dhe se dikur problemet kanë qenë edhe më të mëdha, sidomos kur azilkërkuesit vendosnin vetë ku të jetonin.

“Dikur nuk dinim as ku ishin njerëzit. Shumë prej tyre merrnin përgjigje negative, por nuk ktheheshin në vendet e tyre. Kjo krijonte izolim, mbipopullim në banesa dhe fëmijët ishin ata që e pësonin më shumë,” tha ministri.

Sipas qeverisë, kthimet vullnetare janë rritur me 60% që kur ajo mori detyrën. Migrationsverket parashikon që rreth 9 500 persona do të kthehen vullnetarisht këtë vit.

“Po krijojmë më shumë rend dhe rregull. Sistemi i pritjes po bëhet më i organizuar dhe më i sigurt,” shtoi ai.

Forssell thekson gjithashtu se Suedia ka numrin më të ulët të azilkërkuesve që nga viti 1996.

“Këtë vit presim 6 000 kërkesa për azil vetëm një e treta e asaj që kishim disa vite më parë,” tha ai.

Burimi: DN

Link: https://www.dn.se/sverige/ministern-efter-kritiken-mot-atervandandecenter-sjalvklart-ska-kommunerna-ersattas/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%