Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shoferi i autobusit që të premten u përplas me një stacion autobusi në Stokholm dhe shkaktoi vdekjen e tre personave, ishte rrugës për të marrë pushim. Këtë e ka konfirmuar për gazetën SvD kompania Transdev, e cila operon linjën për llogari të SL.
Sipas Transdev, shoferi është një drejtues me përvojë.
“Ka shumë vite në këtë profesion, edhe pse jo domosdoshmërisht të gjitha vitet ka punuar tek ne”, tha Stefan Johansson, përgjegjës për shtypin në kompani.
Shoferi ndodhet ende në spital pas aksidentit. SVT Nyheter raporton se ai nuk ka pasur dëmtime të dukshme fizike. Megjithatë, ai ka arritur të merret në pyetje nga policia. Policia thotë se nuk ka asnjë tregues që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme. Sipas burimeve të Expressen, një problem shëndetësor mund të ketë qenë shkaku i humbjes së kontrollit. Pavarësisht kësaj, shoferi vazhdon të jetë i ndaluar.
Policia i tha SvD-së se nuk planifikon të mbajë konferencë për shtyp për këtë çështje gjatë ditës. Edhe Prokuroria njofton se për momentin nuk ka informacion të ri për publikun.
Written by: admin