Lajme

Editoriale: SD po paraqet një realitet paralel ndërsa papunësia rritet

todayNovember 16, 2025 16

Background
share close

Papunësia në Suedi po shkon në rritje, dhe në editorialin e Aftonbladet, Anders Lindberg shkruan se Partia e Demokratëve Suedezë (SD) dhe qeveria e ulën ndihmën e papunësisë (a-kassan) më 1 tetor. Ai kujton se Jimmie Åkesson, gjatë fushatës zgjedhore, ishte i qartë se nuk do ta ulte ndihmën.

Sipas Lindberg, SD ka krijuar një ekosistem mediatik të vetin, të përbërë nga media “alternative” dhe fabrika trolle-sh. Ai thotë se në këtë rrjet mediatik partia përpiqet të paraqesë një realitet paralel, ku ulja e a-kassës paraqitet si një përmirësim.

Edhe Expressen trajton gjendjen e tregut të punës dhe shkruan se papunësia mes personave me arsim të lartë është duke u rritur. Sipas tyre, programet arsimore duhet të përshtaten më mirë me nevojat e tregut të punës, duke theksuar se më shumë njerëz duhet të marrin arsim në profesionet e zanateve dhe ato të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, Dagens Nyheter publikon një editorial të Martin Liby Troein, i cili fokusohet tek marrëveshja Tidö. Ai shkruan se Ulf Kristersson po shkon drejt një “përplasjeje” me drejtimin e tij politik dhe se është e qartë që ai do të shmangë diskutimet për bashkëpunim me Socialdemokratët. Troein shton se Kristersson nuk po përgjigjet as për pyetjet se çfarë do të bëjë nëse humb zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%