Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kreu i Sverigedemokraterna, Jimmie Åkesson, kundërshton deklaratat e kryetares së Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, e cila ka thënë se ndihma e re për riatdhesim vullnetar është masa e vetme e qeverisë për të rritur kthimet vullnetare. Në një intervistë për Göteborgs-Posten, Åkesson thotë se Andersson gabon.
Sipas tij, partitë e djathta kanë arritur ta çojnë debatin për emigracionin në anën e tyre dhe tani pret që integrimi të bëhet tema kryesore në politikë. Ai thekson se kushtet për shumë përfitime dhe ndihma ekonomike po ashpërsohen, gjë që sipas tij mund të rrisë dëshirën e disa personave për t’u rikthyer në vendet e tyre të origjinës.
“Nuk do të jetë aq e lehtë të jetosh në Suedi si i pa përshtatur në të ardhmen,” thotë Åkesson, duke nënvizuar se ata që nuk përshtaten me shoqërinë suedeze do ta kenë gjithnjë e më të vështirë.
Written by: admin