Lajme

Para Black Friday: Këshilla të rëndësishme për të mos u mashtruar

todayNovember 17, 2025 135

Background
share close

Black Friday po afron dhe për shumë njerëz ka nisur numërimi mbrapsht. Më 28 nëntor fillon zyrtarisht fundjava e madhe e zbritjeve, ku dyqanet ofrojnë ulje çmimesh dhe shumë oferta. Kjo periudhë mund të tundojë shumë konsumatorë që të blejnë më tepër seç kanë nevojë. Për këtë arsye, Agjencia Suedeze e Konsumatorit jep disa këshilla të rëndësishme përpara se të nisë vala e zbritjeve.

Gjatë javës së 48-të, në shumë dyqane do të ketë çmime të ulura për produkte të ndryshme nga veshjet e deri te pajisjet shtëpiake. Ekspertët paralajmërojnë se është e lehtë të biesh në grackën e blerjeve impulsive.

Henric Jonsson, këshilltar juridik në Agjencinë e Konsumatorit, thekson rëndësinë e planifikimit:

“Planifikoni blerjet tuaja që të merrni vetëm ato që ju duhen dhe të mos josheni nga ofertat e momentit,” thotë ai.

Të drejtat e konsumatorit

Çdo person që blen ka të drejta të garantuara. Nëse një dyqan jep informacione të paqarta ose të gabuara për çmimet, konsumatori mund ta raportojë këtë tek Agjencia e Konsumatorit.

“Është e rëndësishme të dini se keni të drejta, pavarësisht se çfarë blini,” thekson Jonsson.

Më herët, SVT ka raportuar për një studim të faqes së krahasimit të çmimeve Prisjakt, ku doli se 13% e çmimeve në dyqanet online janë rritur me më shumë se 10% gjatë tetorit pikërisht para Black Friday.

Për të shmangur mashtrimet dhe “zbritjet e rreme”, ekspertët japin një këshillë të thjeshtë:

“Krahasoni çmimet midis dyqaneve dhe shikoni se si ka ndryshuar çmimi më herët. Vetëm kështu mund të kuptoni nëse oferta është vërtet e mirë,” thotë Henric Jonsson.

Burimi: SVT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%