Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka paraqitur një propozim të ri ligjor që synon goditjen e drejtuesve të bandave dhe parandalimin e rekrutimit të fëmijëve në kriminalitet. Sipas qeverisë, ligji i ri do të zgjerojë përgjegjësinë penale për fazat e hershme të kryerjes së veprave penale, si tentativat, përgatitjet dhe marrëveshjet për kryerjen e një krimi.
Me rregullat e reja, më shumë veprime do të llogariten si të dënueshme, gjë që pritet t’i japë autoriteteve mundësi të ndërhyjnë më herët. Ministri i drejtësisë, Gunnar Strömmer (M), thotë se ligji i ri synon të godasë personat që organizojnë krimin, porosisin të shtënat dhe rekrutojnë të miturit.
Reklamat për rekrutim tani do të jenë të dënueshme
Aktualisht, një reklamë në internet që synon të rekrutojë të rinj në aktivitete kriminale nuk është domosdoshmërisht e paligjshme. Ajo bëhet e tillë vetëm nëse ka transferim parash. Me ligjin e ri, edhe vetë premtimi për pagesë do të mjaftojë që personi të dënohet.
Strömmer thotë se edhe publikimi i një reklame të tillë do të jetë i dënueshëm. Policia, sipas propozimit, do të ketë mundësi të paraqitet si fëmijë në biseda online për të zbuluar rekrutuesit. Edhe në ato raste, personi që përpiqet të rekrutojë fëmijë do të mund të ndëshkohet.
Ligji parashikon gjithashtu që përdorimi i telefonave të kriptuar për planifikimin e një krimi të jetë i dënueshëm, edhe nëse telefoni nuk përdoret gjatë kryerjes së veprës.
Rregullim pas rastit të “armës së rreme”
Propozimi i qeverisë ka marrë kritika të forta nga institucione të rëndësishme, përfshirë Prokurorinë, disa gjykata dhe Dhoma e Avokatëve. Strömmer thotë se qeveria ka marrë parasysh kritikën dhe ka bërë disa ndryshime.
Një pjesë e ligjit të ri lidhet edhe me rastin e njohur si “vapenattrappen”, ku policia zëvendësoi armët e gjetura në një bodrum me atrappe për të ngritur një kurth. Dy persona u arrestuan, por u liruan nga Gjykata e Lartë, sepse armët e përdorura si provë ishin replikë. Qeveria tani ka vendosur të rregullojë këtë boshllëk ligjor me një nen të veçantë.
Sipas propozimit, zgjerimi i përgjegjësisë për tentativën e krimit do të hyjë në fuqi më 1 prill 2026. Ndryshimet e tjera ligjore pritet të hyjnë në fuqi më 1 korrik.
Written by: admin