Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Socialdemokratët në Danimarkë pësuan një humbje të rëndë në zgjedhjet komunale dhe rajonale të mbajtura të martën. Partia u dobësua në 87 nga 98 komuna të vendit dhe humbi drejtimin e Kopenhagen, qytet që e kishte drejtuar për plot 112 vjet.
Kandidatja kryesore e Socialdemokratëve, Pernille Rosenkrantz-Theil, reagoi menjëherë pas rezultateve:
“Është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, u shpreh ajo.
Humbja në kryeqytet u shkaktua kryesisht nga një valë e fortë e së majtës. Partia e gjelbër dhe e majtë Enhedslisten doli forca më e madhe politike në Kopenhagen, ndërsa Socialistisk Folkeparti u rrit ndjeshëm. Megjithatë, edhe pse partitë e majta patën sukses, ato nuk arritën të sigurojnë shumicën e vendeve në këshill. Për këtë arsye, priten bisedime dhe marrëveshje mes blloqeve politike. Socialdemokratët kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këto negociata.
Goditje të forta partia mori edhe në zona të tjera të vendit. Në Fredrikshamn, një bastion i vjetër i Socialdemokratëve, mbështetja u ul nga mbi 57% në zgjedhjet e vitit 2021 në vetëm 26,1% këtë vit.
Written by: admin