Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Politikanët suedezë flasin gjithnjë e më shumë për rëndësinë e të mësuarit të gjuhës për integrimin. Por një granskimi i Dagens Arena tregon se në 9 nga 20 komunat më të mëdha të vendit, vetëm gjysma ose edhe më pak e përfundojnë me sukses SFI-n, programin e suedishtes për të huajt.
Kërkesat ndaj të sapoardhurve janë rritur ndjeshëm. Vitin e ardhshëm suedishtja bëhet e detyrueshme për punësim në kujdesin ndaj të moshuarve. Qeveria ka propozuar gjithashtu kërkesë gjuhësore për marrjen e shtetësisë dhe për lejen e përhershme të qëndrimit.
Kryeministri Ulf Kristersson ka thënë më herët se pa suedisht është shumë e vështirë të kuptosh shoqërinë suedeze dhe të dish të drejtat e detyrimet si qytetar.
Realiteti: shumë pak përfundime, shumë ndërprerje
Megjithatë, përfundimi i SFI-së është shumë i ulët, sidomos për nxënësit me pak ose aspak arsimim, ata në “studieväg 1”. Në shumë komuna, as një e treta nuk arrin të marrë notë përfundimtare.
Në Södertälje, vetëm 34% e nxënësve e përfunduan SFI-n nga viti 2021 deri në 2024. E njëjta situatë përsëritet në shumë komuna të tjera. Skolverket thotë se kjo gjendje ka qenë e njëjtë prej vitesh dhe se ka shumë arsye: 115 mijë persona studiojnë në SFI, shumë prej tyre lenë studimet sepse duhet të punojnë dhe nuk kanë të drejtë për ndihmë financiare.
Në Jönköping, nga 993 nxënës në studieväg 1, vetëm 41% morën notë, ndërsa 463 ndërprenë studimet. Rektori Anders Brage thotë se arsye kryesore janë mungesa e kohës, puna, apo leja prindërore. Një numër i vogël thonë se programi është shumë i vështirë dhe se u mungon teknika e të studiuarit ose aftësitë digjitale.
Problemi shtrihet edhe në tregun e punës
SFI nuk është program që ofron mbështetje financiare, prandaj shumë nxënës zgjedhin punën, sidomos në sektorët ku ka mundësi punësimi si magazina, logjistika, restorantet dhe kujdesi ndaj të moshuarve.
Sipas studiueses Fanny Forsberg Lundell (Ratio), mungesa e njohjes së gjuhës është një nga pengesat më të mëdha në tregun e punës. Në një raport të SNS, 9 nga 10 punëdhënës në sektorin publik dhe privat thonë se mungesa e suedishtes pengon rekrutimin. Ajo shton se gjuha është thelbësore edhe për jetën demokratike dhe sociale.
Kursi C, pengesa më e madhe
Shumë nxënës ngecin pikërisisht në kursin C. Kjo shihet qartë në statistika:
Në Borås, rektorja Johanna Svensson Engqvist tregon se ka nxënës që kanë 17 vjet në Suedi dhe ende nuk kanë arritur të ecin përpara në arsim ose punë. Ajo e quan këtë një “borxh të vjetër” që shoqëria u ka lënë.
Pak mësues të kualifikuar dhe organizim i dobët
Skolverket thotë se vetëm 57% e mësuesve të SFI janë të kualifikuar. Komunat vendosin vetë se si e organizojnë mësimin, dhe kjo sjell dallime të mëdha. Riikka Tilja nga Skolverket thotë se mësuesit me përgatitje të plotë japin rezultate më të mira dhe ofrojnë më shumë mbështetje.
Plane të reja mësimore në zhvillim
Skolverket ka marrë nga qeveria detyrën të përgatisë plane të reja mësimore për SFI deri në prill 2026. Po zhvillohen kurse të reja për njerëzit me arsimim shumë të kufizuar dhe mundësi për të kombinuar SFI me kurse përgatitore për tregun e punës.
Forsberg Lundell thotë se kombinimi i praktikës dhe mësimit të gjuhës mund të rrisë ndjeshëm suksesin: praktika i afron nxënësit me tregun e punës dhe u forcon mirëqenien personale, sidomos për familjet ku fëmijët shohin prindërit të shkojnë në punë.
Burimi: Dagens Arena
Link: https://www.dagensarena.se/innehall/granskning-fa-elever-klarar-sfi/
Written by: admin