Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tani është e konfirmuar: të jetosh në një banesë me qira kushton më shumë sesa të jetosh në një banesë në pronësi. Këtë e tregojnë statistikat më të fundit nga SCB.
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, familjet suedeze shpenzuan mesatarisht 23% të të ardhurave të tyre të disponueshme për banimin.
Por për ata që jetojnë me qira, shifra është edhe më e lartë 27%.
Në krahasim, familjet që jetojnë në apartamente të blera shpenzojnë 21%, ndërsa ata që jetojnë në shtëpi të tyre paguajnë rreth 18% të të ardhurave për shpenzimet e banesës.
“Tregu i banesave është në thelb i padrejtë”
Shoqata e Qiramarrësve ka reaguar fuqishëm ndaj këtyre shifrave të reja.
Kryeekonomisti i saj, Martin Hofverberg, thotë:
Këto të dhëna tregojnë qartë se tregu i banesave është i padrejtë në thelb. Qiramarrësit çdo vit paguajnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre për banesën. Ndërkohë, ata që e zotërojnë banesën përfitojnë subvencione të mëdha tatimore, gjë që qiramarrësit nuk e kanë.
Ai paralajmëron se rritja e kostove po dëmton gjithnjë e më shumë familjet:
“Kur çmimet rriten, familjeve u shkurtohen hapësirat financiare dhe qiramarrësit janë më të goditurit”.
Prindërit e vetëm më të prekurit
Sipas Hofverberg, situata është edhe më e rëndë për prindërit e vetëm që jetojnë me qira.
Matjet e mëparshme tregojnë se më shumë se një e treta e të ardhurave të tyre shkon vetëm për të paguar qiranë.
Ai shton:
“Kriza e kostos së jetesës vazhdon t’i godasë rëndë familjet, sidomos qiramarrësit. Qiratë që u rritën për shkak të kostove të përkohshme të pronarëve të ndërtesave nuk bien më asnjëherë. Ndryshe nga ata me kredi, të cilëve u ulen pagesat kur interesat zbresin”.
Faktet: Rritja e qirave në 10 vitet e fundit (në gjithë vëndin)
Rritja e qirasë ka qenë:
• 4,6% në vitin 2025
• 5,0% në vitin 2024
• 4,1% në vitin 2023
• 1,7% në vitin 2022
• 1,4% në vitin 2021
• 1,9% në vitin 2020
• 1,9% në vitin 2019
• 1,1% në vitin 2018
• 0,8% në vitin 2017
• 0,8% në vitin 2016
Burimi: SCB
Written by: admin